
Hector Bellerin kërkon të largohet nga Arsenal. Mbrojtësi spanjoll ka patur një takim ditët e fundit me drejteusit e skuadrës angleze dhe u ka bërë me dije se dëshira e tij është të largohet nga klubi për të firmosur në Serie A. 26-vjeçari është lojtari i përzgjedhur nga Interi për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtës pas largimit të Hakimit dhe Bellerin është i bindur për këtë transferim.
Për momentin klubet nuk kanë arritur një akord pasi Arsenal kërkon shitjen e tij për rreth 20-25, ndërsa Interi kërkon huazimin me të drejtë blerje për 22 milionë euro. Të dy klubet do të ulen sërish në bisedime për të gjetur akordin duke parë që dëshira e madhe e lojtarit është të largohet nga Arsenali për të firmosur me Interin.