Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka surprizuar klubin e Lacios dhe mediat sportive pranë tij teksa ka vendosur të ndërpresë pushimet dhe t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Auronzo di Cadore pranë Venecias.

Berisha gjatë një ndeshjeje me Lacion
Emri i Berishës ka qarkulluar shpesh në media si një nga largimet e sigurta të Lacios gjatë kësaj vere për shkak të hapësirave të paska që i janë dhënë, por portieri kuqezi me një vendim surprizë ka mbyllur pushimet e filluara mbas përfundimit të kampionatit europian dhe dëshiron të fillojë përgatitjet për sezonin e ri me ekipin e Lacios, duke u kërkuar drejtuesve të përfshijnë edhe emrin e tij tek lista e futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë fazë përgatitore.
Berisha duket i vendosur për të bindur stafin që t’i besojnë një vend në formacionin titular, por edhe në rast largimi ai kërkon të ketë përgatitje të plotë fizike për sezonin e ri. Ai do të udhëtojë drejt Venecias së bashku me shokët e skuadrës Strakosha, Guerrieri dhe Borelli.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.