
Ferencvaros ia doli të triumfojë 1-0 ndaj DVTK, në takimin e vlefshëm për kampionatin hungarez. Të gjelbërit gjejnë golin pas 77 minutash lojë, me Bolin që dërgon topin në rrjetë.
Nga minuta e parë për Ferencvaros ishte Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi luajti 84 minuta, teksa përballë kishte një ekip ku luan futbollisti tjetër shqiptar, Odise Roshi. Roshi u aktivizua në minutë ne 80-të, duke zënë vendin e Zivulic.
Kështu, Uzuni mposht futbollistin fierak, në një derbi brenda derbit. Ferencvaros është mjaft e shkëputur, teksa vetëm një çmenduri mund t'ia heqë titullin nga duart. Diferenca me rivalët është 15 pikë, e vetëm matematika i mban në lojë kundërshtarët.
Poll