
Arsenal dhe Tottenham do të zbresin në fushë ditën e shtunë(1 tetor) për derbin e Londrës. Takimi do të nis në orën 13:30, i vlefshëm për javën e 9 të Premier League. Ylli brazilian i afruar gjatë merkatos së verës te Arsenal, Gabriel Jesus do të zhvilloj për herë të parë këtë derbi.
Sulmuesi u transferua për shifrën e 52 milionë eurove nga City te “topçinjtë”. Për herë të parëë ka folur mbi aventurën e tij nën urdhërat e ish ndimësit të Guardiolës, Mikel Arteta. 25 vjeçari brazilian nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për momentin e mirë që po kalon tani te Arsenal.
Gabriel Jesus në deklaratën e tij për ESPN:
“Çdo gjë ishte mirë, pasi mënyra sesi Guardiola e koncepton futbollin dhe atë që kërkonte, ju takonte ta pranonit apo jo. Nëse nuk e pranoni idenë e tij, je falenderues dhe nisu në një sfidë tjetër. E pranova për një kohë, por erdhi një moment që thashë: Dua diçka tjetër për veten time.
E falënderova Pep, 'faleminderit për gjithçka', e kuptoi ai dhe ne vazhduam secili në drejtimin tonë. Është ndryshe këtu në Arsenal, futbolli është i lirë dhe lojtarët shumë të ndryshëm, mënyra se si luajnë dhe si e mendojnë.
City ishte diçka tjetër, sulmuesit nuk shihen si sulmues të mirëfilltë dhe nuk të vjen rasti shpesh të prekësh top dhe kur vinte Guardiola të zëvendësonte me një mesfushorë i cili duhet të lëvizte më tepër.
Kështu që vendosa të ndryshoj, kam folur shumë me Artetën për stilin e Arsenalit. Ai më njeh mua, unë e njoh atë, e kuptova se çfarë donte nga unë dhe tani jam i lirë në fushë, duke luajtur futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke u përpjekur të bëj më të mirën gjatë gjithë kohës, më kishte munguar diçka e tillë.
Të gjithë lojtarët po flasin për derbin. Gjithçka ka të bëjë me derbin. ‘Do të shihni se çfarë është derbi. Derbi, derbi...'. Kam pasur një përvojë në derbi kur kam luajtur për Palmeiras, City dhe Brazil. Pra, e di se çfarë është një derbi, por nuk kam luajtur kurrë një Arsenal kundër Tottenham këtu. Pra, do të jetë i pari im dhe shpresoj. për të marrë fitoren, jo vetëm në derbin tim të parë, por në të gjitha derbit që do të luaj”.