Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i Veriut luhet për mbijetesë, një tropojan arbitron në Laçi - Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i Veriut luhet për mbijetesë, një tropojan arbitron në

LaçiKukësi është sfida e vetme e ditës së sotme në Superiore. Dy skuadrat përballen në Kurbin dhe fitorja është dënim për secilën. Si kurbinasit, ashtu dhe verilindorët po kalojnë momente negative dhe aktualisht gjenden në vendet 7 dhe 8 të renditjes, me bardhezinjtë që kanë 2 pikë më shumë.

Në orën 13:30 do të nisë sfida direkte dhe dy trajnerët, Mirel Josa e Stavri Nica, do të fusin në fushë dy skuadra që kërkojnë vetëm fitoren.

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF ka emëruar trupën gjykuese për këtë takim dhe kryesor do të jetë një tropojan. Dorjan Maletaj vendos drejtësinë në Kurbin dhe do të ndihmohet nga Egin Doda me Edlir Malon, ndërsa i katërt do të jetë Daniel Vrapi. Në dhomën VAR do të ulet Olsid Ferataj me Ilir Tartarajn.

Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj (Tropojë)

Asistent 1: Egin Doda (Tiranë)

Asistent 2: Edlir Malo (Lushnje)

Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR: Eldorjan Hamiti (Patos)

AVAR: Ilir Tartaraj (Fier)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga