Sot, Tirana do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme në basketboll për meshkuj. Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në orën 18:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Derbi prodhon gjithmonë emocione, pak rëndësi ka lloji i sportit që vihet në “skenë”.
Për këtë, lojtari i Tiranës, Red Vogli fton të gjithë tifozët për të qenë të pranishëm në mbështetje të tyre. Në një postim të bërë në Instagramin e tij, Vogli shkruan: “Sot, ora 18:00 të gjithë së bashku në “Farie Hoti”.
