Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dëmtimi në Champions shuan “shpresat” e Chilwell dhe Southgate, anglezi humbet "Katar 2022"

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi në Champions shuan “shpresat” e Chilwell
Chelsea ka shuar shpresat e Gareth Southgate. Blutë nëpërmjet një deklarate zyrtare kanë zyrtarizuar mungesën e Ben Chilwell për ‘Katar 2022” që do të mbahet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Mbrojtësi i majtë anglez pësoi një dëmtim në kofshë të mërkurën gjatë suksesit të Bluve kundër Dinamo Zagrebit (2-1) në Champions League. “Rezultatet tregojnë se Beni ka pësuar një dëmtim të rëndësishëm dhe mbrojtësi fatkeqësisht do të humbasë Kupën e Botës. Ben tani do të fillojë një program rehabilitimi me shërbimin mjekësor të klubit", thuhet në komunikimin e klubit. Edhe vetë futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale për mungesën e tij në "Katar 2022", teksa ka theksuar se ka qenë gjithmonë një ëndërr e tij pjesmarrja në botëror, por do të bëj maksimumin për t'u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës. “Pas dëmtimit tim në Champions League, punova aq shumë për t'u siguruar që të isha gati për Kupën e Botës. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë e mundur pas rezultateve të skanimit tim. Do të bëj gjithçka që mundem për t'u rikthyer të luaj për Chelsean sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes”, ka deklaruar Chilwell. 25 vjeçari anglez ka 17 paraqitje, 1 gol me kombëtaren, ndërsa  ka luajtur gjithsej 13 ndeshje këtë sezon me Chelsea dhe ka shënuar 1 gol, 2 asistime. Zëvendësuesi i Chilwell në listën me 26 lojtarë që Southgate do të marrë në Katar do të jetë mbrojtësi i Tottenhamit, Sessegnon.  
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga