Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dëmtimi e penalizoi me Vllazninë, klubi shkodran e transferon te Caen në Francë

Shkruar nga NEWSPORT

Basketbolli shkodran ka marrë një hov kohët e fundit, teksa investimet nuk kanë munguar në sportin e koshit. Pjesëmarrja në Ligën Ballkanike dhe loja e fortë në kampionat, kanë bërë që drejtuesit e kuqebluve të afrojnë lojtarë me emër. Pasi zyrtarizuan trajnerin e tretë brenda pak muajsh, Vllaznia ka arritur marrëveshje me Caen në Francë për të transferuar Bryquis Perine.

Lojtari organizator ka qenë i pafat me shkodranët, teksa e ka parë veten të vuaj dëmtimet e shumta. Për pjesën e dytë të vitit 2019, lojtari ka qenë lojtar i Vllaznisë dhe për arsyen e një ndërhyrje kirurgjikale, e ka pasur të pamundur të japë më të mirën e tij. Klubi i Vllaznisë ka arritur akordin me Caen në Francë, për ta transferuar basketbollistin në ligën e tretë franceze. Veç kësaj "firoje", shkodranët po punojnë edhe me afrimet e lojtarëve të rinj, aty ku skuadra ka nevojë.

Perine
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga