Mbrojtësi brazilian Gustavo Henrique pësoi një dëmtim "horror" në sfidën që Flamengo luajti ndaj Corinthians ditën e djeshme.
Sfida u mbyll me fitoren 1-5 të Flamengos, ndërsa Henrique u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 39-të të pjesës së parë.
27-vjeçari u godit aksidentalisht nga kundërshtari i tij, ndërsa u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes me mjekët që i ndaluan gjakderdhjen. Imazhi i tutave të tij të gjakosura në organin gjenital ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Poll