
Lojërat Olimpike Speciale do të zhvillohen në Berlin. Në mbrëmjen e 17 qershorit do të mbahet ceremonia hapëse, event që do të vijojë për 9 ditë me radhë. Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 7 mijë atletë, ku nuk mungojnë as përfaqësuesit nga vendi ynë.
Shqipëria do të garojë në 26 sporte olimpike të ndryshme. 10 sportistë do të konkurrojnë me flamurin kuqezi në sporte si peshëngritja, noti, basketbolli dhe atletika. Delegacioni ynë ka mbërritur në Berlin dhe është gati për këtë event madhështor.
Kujtojmë që Lojërat Olimpike Speciale Botërore kanë nisur të organizohen prej vitit 1968-të dhe zhvillohen çdo 4 vite, ku ka pjesëmarrës nga të gjithë kategoritë sportive.
Poll