
Sebastian Vettel mund të vendosë të refuzojë ofertën e Ferrarit dhe në vend të kësaj të kalojë te McLaren, është deklarata e komentuesit Sascha Roos, për Sky Germany.
"Ai sapo ka marrë një ofertë jo të kënqshme nga Ferrari, me një ulje të madhe në pagë dhe ndoshta jo me statusin e numrit 1," tha ai.
"Ndoshta ata i kanë dhënë një ofertë që ai nuk do ta nënshkruajë. Atëherë vendi i tij do të ishte i lirë për Carlos Sainz. Në të tilla kushte Vettel mund të kalojë të McLaren, për të zëvendësuar Spanjollin” , sugjeroi Roos
"Sebastian dhe Andreas Seidl e njohin shumë mirë njëri-tjetrin që nga koha e tyre së bashku në BMË," tha ai.
Roos mendon se megjithëse oferta e ofruar nga Ferrari ishte shumë e ulët, kjo nuk do të jetë e vetmja arsye që Vetteli do të largohet. Aryesja kryesore sipas tij është se Vettel është i interesuar të ketë një makinë të suksesshme me statusin e numrit 1, ndërkohë që kontrata e re i bën atij një zhvendosje nga ky status.