
Granit Xhaka është shprehur i lumtur për fitoren 1-0 ndaj Ëest Bromëich. Pas dy humbjeve me radhë, "Topçinjtë" janë rikthyer sot te fitorja. Në këtë ndeshje, prezent në stadium ishte edhe Taulant Xhaka, i cili po ndiqte vëllain e tij.
“Një ndeshje e madhe. Fitore e merituar pasi luftuam deri në minutat e fundit. Këto tri pikë janë dhurata më e mirë për tifozët për Krishtlindje. Faleminderit për mbështetjen, si gjithmonë të mrekullueshëm. E përshëndes vëllain tim që ishte i ftuar special në stadium”, ka shkruar Xhaka në facebook.
Pas këtij triumfi, Arsenali ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 9 më pak se Chelsea kryesues.
[gallery columns="1" size="full" ids="68564"]
Poll