Jasir Asani ka debutuar me gol te skuadra e tij e re AIK. Ditën e sotme, është luajtur një test miqësor mes AIK dhe Karlstad dhe sulmuesi 24-vjeçar ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës në fitoren 2-1.
Asani e nisi këtë takim nga stol dhe në minutë e 72-të shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij. AIK e mbylli pjesën e parë në disavantazh, ndërsa Melki dhe Asani i dhanë fitore.
Një debutim "ëndrrash", për ish lojtarin e Partizanit që këtë sesion merkato u largua nga skuadra kampione për të nisur një aventurë në Suedi. Edhe pse një ndeshje miqësore, Asani ka lënë gjurmë që në takimin e parë me AIK.

Galeria fotografike ()
Poll