
Komiteti Olimpik Shqiptar para disa ditësh zhvilloi një takim me të gjithë presidentët e Federatave Sportive në vend, në mënyrë që të arrihej zgjidhja e ngërçit që kishte kapur prej kohësh institucionin olimpik në vend. Përplasja me Stavri Bellos dhe Viron Bezhanit krijoi debate të mëdha, si dhe një situatë të paprecedentë më parë.
Debatet vijuan edhe në mbledhje para miratimit të rezolutës, ku në sy ra dhe ironia e bërë nga presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Përpos propozimit të Pëllumbit për zgjidhjen e ngërçit, ai ironizoi Dukën duke thënë se: Demokracia në mbledhje ishte me vota dhe jo me lekë si në futboll.
Një pjesë e debatit dhe propozimeve u spostuan dhe në rrjetet sociale për të marrë gjithashtu dhe mendime konkrete nga persona të tjerë të lidhur me sportin. Ish volejbollistjam njëkohësisht dhe "Mjeshtre e Merituar e Sportit", Ela TASE i ka dhënë mbështetjen për propozimin e bërë presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbit me anë të një komenti në Facebook.
"Erli isha me ty për komentin se konfliktet e pretenduara nuk duhet të pengojnë e turpërojnë anëtarët e KOKSH...që janë vullnetarë në mbështetje të sportistëve olimpike", ka shkruar Tase në një postim të Presidentit të Federatës së Volejbollit.