
Inter është eleminuar nga Champions League pas humbjes 1-2 nga Barcelona në mbrëmjen e sotme. Pas ndeshje për Sky Sport foli mbrojtësi Stefan de Vrij.
"Kemi shumë zhgënjim për eleminimin, por nuk kemi pendim. Kemi pasur mundësi, kemi bërë gjithçka për të fituar, për fat të keq nuk ka mjaftuar. Tani na duhet të shohim përpara dhe të përqëndrohemi në Seria A dhe Europa League. Le të shohim përpar dhe të ndjekim rrugën tonë, për të fituar në ndeshjen tjetër", tha De Vrij.
Poll