Federata Angleze e Futbollit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri të ekipit kombëtar.

Sam Allardyce do të jetë timonieri i ri i anglezëve që do të ketë detyrën e vështirë të ringritjes së moralit të ekipit pas dështimit në EURO 2016 dhe kualifikimit për në Rusi 2018, ku do të pretendohet padyshim titulli kampion bote.
61-vjeçari Allardyce është nje trajner anglez me eksperiencë teksa ka drejtuar disa klube angleze si Bolton, Sunderland, West Ham, Blackburn etj.
Për stolin e kombëtares angleze u vetëofrua edhe trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, por askush nuk e mori parasysh dëshirën e tij.