
Është mbyllur ndeshja kryesore e mesajvës në Seria A, midis Inter dhe Lazio. Zikaltërit kanë kaluar në avantazh në minutën e 22 me anë të D'Ambrosio dhe kaq ka mjaftuar për të marrë tre pikët.
Sfida ka qenë luftuar deri në fund dhe ekipet kanë patur shumë raste për të shënuar por portierët e të dyja skuadrave kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Handanovic në pjesën e parë dhe Strakosha në të dytën kanë bërë super pritje duke iu mohuar golin sulmuesve të të dyja skuadrave.
Me fitoren e sotme Inter ngjitet përsëri në krye me 15 pikë, duke i marrë vendin e parë Juventusit me 13 pikë.
Poll