Ballkani pret Slavia Praga në Fadil Vokrri sonte në orën 21:00. Interesi është i madh për përballjen e Ballkanit të Ilir Dajës me Slavian e Pragës. Suharekasit do të zbresin në fushë prej orës 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ballkani gjendet në vendin e katërt, megjithatë llogaritë mbeten të hapura.
Ekipi i Dajës ka 4 pikë, aq sa dhe Slavia që ndodhet një pozicion më sipër. Ndërkaq Cluj ka grumbulluar 7 pikë, teksa janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Edhe pse kualifikimi nuk varet më vetëm nga këmbët e tyre, në Kosovë shpresojnë te mrekullia.
Formacionet Zyrtare:
Poll