
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu ka folur pas ndeshjes Vllaznia - Tirana. Kjo ishte deklarata e tij:
"Dëshira është për të fituar, ndiej keqardhje per piket e lëna, keqardhje kam për humbjen me Lacin dhe Gjirokastrën, jemi te kënaqur per barazimin me Tiranën.
Qëllimi është mbijetesa, kemi distancë me ndjekësit, por asgjë s'është e garantuar. Jemi brenda objektivave te sezonit.
Faza e dytë ka qënë e vakët nga kontigjenti, kishim dëmtime dhe të skualifuar, kjo gjë është e vështirë për ne që nuk kemi një kontigjent të plotë. Kjo, 2016 është brenda objektivave dhe jam i kënaqur.
Pushime të mbara dhe Vit të ri të mbarë për të gjithë."
Poll