
Skuadra durrsake e Teutës ka triumfuar me rezultatin 0-4 në takimin e zhvilluar kundër Korabit ditën e djeshme në stadiumin "Elbasan Arena".
Në minutën e 18-të të takimit, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Laver Alla kërkon ndërrimin e topit, pasi ai ishte shfryrë krejt papritur.
Sikur mos mjaftonte ky problem, në rastin e golit të Prognit, në minutën e 49-të, goditja e tij, edhe pse e lehtë, "çan" rrjetën.
Me sa duket, një vrimë i ka shpëtuar kontrollit të vijërojtësit para fillimit të lojës. Gjithsesi, merren masat dhe për pak sekonda gjithçka rregullohet.
Poll