Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Çudira shqiptare/ Marrim pjesë në botëror, çiklisti: Pas gjithë sakrificave nuk ke një biçikletë

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira shqiptare/ Marrim pjesë në botëror,

Tashmë nuk na habisin më ato gjëra të cilat mund të çudisin botën. Është bërë e rrugës që në Shqipëri gjërat të shkojnë rrumpallë.

Këtë herë "bëmat" nuk janë në futboll ashtu siç shpesh ka ndodhur vitet e fundit. Kësaj here rasti i paprecedentë regjistrohet te çiklizmi. Edhe kur të krijohet mundësia për të marrë pjesë në një kampionat botëror, je i “dënuar” të shkosh vetëm si spektator, pasi të mungon ajo dhe më kryesorja… biçikleta.

Kjo gjë ka ndodhur për fat të keq me kampionin e Shqipërisë, çiklistin Ylber Sefa.

Çiklisti Sefa është një nga tre të përzgjedhurit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit për të marrë në Botërorin që do të mbahet më datat 17-24 shtator në Bergen të Norvegjisë. Është vetë çiklisti Sefa që e ka bërë publike në rrjetin social “Facebook” rastin qesharak për këdo që do ta dëgjonte në arenën ndërkombëtare.

“Të përgatitesh një vit të tërë, një vit sakrificë për të pritur garën më të rëndësishme, siç është kampionati botëror, ku të jepet mundësia të jesh pjesëmarrës i këtij evenimenti gjigand. Për gjithsecilin është një ëndërr.

Pas gjithë sakrificave nuk ke një biçikletë nga ekipi përkatës. Nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse ‘bye ëorld championship 2017’, see you 2018”, shkruan mes indinjatës në “Facebook”- un e tij kampioni i Shqipërisë, duke lënë në mister fajtorin e këtij turpi, mes Federatës Shqiptare të Çiklizmit apo ekipit belg, ASFRA Racing Team me të cilin shqiptari garon prej sezonesh.

 

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga