
Sado e çuditshme mund të duket, është mëse e vërtetë. Një klub futbolli ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Formula 1 dhe në stadiumin e tyre do të zhvillohen gara me makina.
Tottenham njofton një partneritet 15-vjeçar me Formula 1. Pika kyçe e marrëveshjes është krijimi i një piste elektrike karting brenda stadiumit dhe pista më e gjatë e brendshme në Londër. Ky bashkëpunim do të zhvillojë gjithashtu një program të ri të akademisë së shoferëve.
“Që kur ndërtuam këtë stadium, ambicia jonë ka qenë gjithmonë të shohim se sa larg mund të shkojmë për të ofruar përvoja që do të tërheqin njerëz nga e gjithë bota”, tha presidenti i klubit, Daniel Levy.
Poll