Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Cuculi falënderon Zotin... edhe për Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Cuculi falënderon Zotin... edhe për Partizanin

Ardian Cuculi është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes, ku Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohej për në turin e tretë. Përpos ndeshjes së sotme, ish-mbrojtësi i majtë i Partizanit, nuk harroi të përmendte skuadrën e kuqe, për kualifikimin historik në mbrëmjen djeshme. Cuculi deklaroi që Partizanin e ka në zemër, dhe nuk i harron kurrë tifozët e kuq. Gjithashtu ai ka një falënderim të veçantë për lojtarët dhe presidentin Demi.

" Kjo ndeshje ishte një dhuratë e Zotit. Në vigjilje të asaj ndeshje të djeshme, ku Partizani arriti të kualifikohej erdhi dhe ky triumf i Shkëndijës, tamam dy dhurata për mua. Unë Partizanin nuk mund ta harroj kurrë. E kam në zemër, dhe përshëndes gjithë tifozët e kuq kudo që janë sepse janë të mrekullueshëm. Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur atë grup djemsh të mrekullueshëm që unë kam lënë te Partizani. Ndërsa falënderimin më të madh për mua e ka presidenti Demi pasi ka bërë një punë të mrekullueshme me skuadrën e tij", përfundoi Ardian Cuculi.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga