
Covid-19 vazhdon të jetë prezentë në klubet e futbollit. Man United luajti ditën e djeshme ndaj Leipzig ku fitoi me rezultatin e thellë 5-0, por kishte një mungesë të rëndësishme.
Mbrojtësi Alex Telli nuk ishte grumbulluar për këtë takim dhe trajnerin Solskjaer në fund të ndeshjes konfirmoi se ai është infektuar me Covid-19 dhe është në izoloim.
27-vjeçari brazilian u afuar gjatë merkatos së verës nga Porto, ndërsa tani duhet të qendrojë për të paktën 14 ditë në izolim deri në momentin që do të jetë shëruar plotësisht. Trajneri Solskjaer humbet kështu një lojtar të rëndësishëm pasi Telles shihet si një titullar fiks në formacionin e United.
Poll