
Ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit avokat Giovanni Bana themelues i Federatës Evropiane të Gjuetisë dhe Ruajtjes së Jetës së Egër, dhe president nderi deri kur mbylli sytë, raporton newsbomb.al.
Sipas njoftimit të dhënë nga Shoqata shqiptare e Gjuetisë, avokati Italian ka ardhur dy herë edhe në Shqipëri.
“Ai denoncoi me fakte dhe dokumente se moratoriumi i gjuetisë është vetëm një farsë, një gjë e pakuptimtë që nuk ka ndodhur në asnjë nga shtetet e botës dhe penalizonte vetëm gjuetarët e ndershëm” shkruan Federata shqiptare në mesazhin e vet.
“Vuri ne dispozicion specialiste te studios se tije ligjore ne mbeshtetje te hartimit te statutit te ri te Federares sone me qasje Europiane ne fushen e organizimit dhe drejtimit”, shkruajnë gjuetarët shqiptarë, raporton newsbomb.al.