
Klubi i basketbollit të Vllaznisë i është bashkuar nismës së ideuar nga klubi shumësportësh, Mark Krroqi për të ndihmuar familjet në nevojë në këtë periudhë të vështirë të Coronavirusit.
Lajmin e ka bërë me dije Blendi Dibra, sekretari i përgjithshëm i kuqebluve, i cili shkruan në rrjetet sociale:
“KB Vllaznia i bashkohet thirrjes se shefit të Klubit shumësportësh Vllaznia z.Mark Krroqi për të ndihmuar familjet në nevojë në përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19”.
Kujtojmë që Shkodra u shndërrua shumë shpejt në vatër infeksioni, ndërsa tashmë janë marrë gjitha masat për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Poll