Ylli i NBA, Kevin Durant ka rezultuar pozitiv në testin e kryer për Coronavirus. Ka qenë vetë basketbolllisti ai I cili ka konfirmuar lajmin ku është shprehur, “të gjithë të bëjnë kujdes. Kujdesuni për veten dhe qëndroni të izoluar. Ne do ta kalojmë këtë”.
Më parë skuadra e Brooklyn raportoi për 4 basktebollistë të prekur por pa përmendur emra. Në SHBA virusi po përhapet me shpejtësi në këto ditë të fundit, teksa autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë mbyllur kufijtë.

Poll