
Inter përballet nesër mbrëma me Atalantën, në takimin përmbyllës të Serie A (20.45). Trajneri Conte ka zhvillaur konferencën e zakonshme për shtyp, teksa ka vlerësuar maksimalisht rivalin. Gjithashtu, ai shprehet se është i kënaqur em atë ccfarë po japin lojtarët e tij në fushë.
''Shpresoj që të shohim një ndeshje të mirë. Atalanta është një ekip që është bërë një realitet i konsoliduar në Itali, duke pasur parasysh rrugën e viteve të fundit. Ata janë gjithashtu në çerekfinalen e Champions League. Qëllimi është t'i bëjmë ata të vuajnë.
Lojtarët? Jam i kënaqur. Stafi dhe unë stërvitemi në mënyrë që ata të gjithë të jenë të gatshëm si nga pikëpamja taktike ashtu edhe nga ana fizike. Ka pasur një përgjigje të madhe nga lojtarët.Ky është një grup djemsh shumë profesionistë " - pohon Conte.