Veç Tiranës, ditën e sotme zbritën në fushë edhe skuadrat e tjera shqiptare për të zhvilluar ndeshjet e para në raundin e dytë të Conference League.
Drita e Kosovës e nis aventurën europianë nga ky raund dhe përballë kishte një kundërshtar të vështirë si Viktoria Plzen e cila pak muaj më parë luante kundër Interit, Barcelonës dhe Bayern Munchen në Champions League. Dardanët befasuan çekët në Çeki duke i marrë një barazim pa gola që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në ‘Fadil Vokrri’.
Një tjetër skuadër dardane, Dukagjini, nuk arriti të fitonte përballë kroatëve të Rijekas në shtëpi teksa u mposht minimalisht 0-1 duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq. Humbje mori edhe Shkupi që u mposht 0-2 nga Levski Sofia në Maqedoni.