Stadiumi Air Albania do të jetë “SOLD-OUT” në mbrëmjen e sotme. Federata Shqiptare e Futbollit njofton publikisht se janë shitur të gjitha biletat e sfidës. Plot 22 mijë e 500 tifozë do të jenë të pranishëm në shkallët e tribunave për të mbështyetur djemtë e Kombëtares shqiptare përballë Moldavisë.
Kuqezinjtë do të futen në fushë vetëm për një qëllim: Fitoren. Në orën 20:45 do të startojë sfida e dytë kualifikuese për Euro 2024 me objektivin kryesor, kualifikimin në finalet e Europianit në Gjermani.
Shanset janë reale dhe ëndrra për të përsëritur kualifkimin historik në 2016-tën nuk është e pamundur. Pas moldavëve, Shqipëria do të ketë sërish një ndeshje të lehtë në letër përballë Ishujve Faroe në transfertë.