Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Çmendet" Megi DOÇI, Vllaznia e femrave "shkërmoq" Teutën

Shkruar nga NEWSPORT

Është zhvilluar sot në 11:30 në "Reshit Rusi" ndeshja e kampionatit të femrave. Vllaznia ka mposhtur 12-1 Teutën, teksa për të turpëruar bregdetaret është kujdesur Megi Doçi që ka realizuar plot shtatë herë. Rezultatet e thella nuk janë një gjë e re për shkodranet, pasi vajzat kuqeblu janë mësuar me këto shifra.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13, teksa Doçi ka hapur serinë e golave. Brenda pesë minutave shkodrania ka shënuar edhe 2 herë të tjera, duke vulosur takimin. Pjesa e parë është mbyllur 5-1, ndërsa edhe në të dytën loja ka folur për vendaset. Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 30 pikëve pas 10 javëve të luajtura.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga