Në Premier League do të zhvillohen ditën e sotme takime mjaft interesante. Në fushë do të zbresin ekipet "Big" si United, City, Liverpool apo Tottenham.
Skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojnë 3 pikët ndaj Fulham për t’i marrë Arsenalit vendin e parë në tabelën e klasifikimit. “Qytetarët” ndodhen të dytët në tabelën e klasifikimit me 2 pikë, ndërsa kanë edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. Kjo sfidë do të zhvillohet duke nisur qqë nga ora 15:00.
Në po të njëjtën orë në fushë do të zbresë edhe Manchester United që pret në shtëpi Aston Villën. Djemtë e Erik ten Hag kërkojnë vetëm fitoren për të kaluar në renditje Newscastlen e vendit të 3-të, teksa “Qymyrgurët” ditën e sotme do të sfidojnë Southampton po në 15:00.
Ndërkohë në orën 17:30 e gjthë vëmendja do të jetë te dueli mes Liverpool dhe Tottenham. Kjo sfidë do të luhet në “Anfield” ku të dyja ekipet kërkojnë të dalin triumfatore ditën e sotme për të qenë së më afër zonës Champions në tabelën e klasifikimit.
[caption id="attachment_690475" align="alignnone" width="515"] Ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]