Manchester City është gati të bëj një investim të jashtëzakonshëm teksa ka hyrë në bisedime me Borussia Dortmund për të marrë nga skuadra gjermane sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang. Nëse transferimi do të realizohet, ashtu si raportojnë disa media në Angli dhe Gjermanisë, në orët e vona të mbrëmjes të së martës, do të ishte rekordi i ri, 58 milionë paundë, 74 milionë euro, më shumë se 70 milionët që Manchester City shpenzoi në verën e kaluar për të marrë Kevin de Bruyne nga Dortmund. Futbollisti nga Gaboni, i rritur në akademinë e AC Milan, pritet të udhëtojë në Manchester gjatë fundjavës dhe të firmosë kontratën pesë vjeçare me klubin që e mbylli në vendin e katërt edicionin e kaluar të Premier League.
[caption id="attachment_544" align="alignright" width="500"] Pierre Emerick Aubameyang feston golin me Dortmund[/caption]
26-vjeçari Pierre-Emerick Aubameyang kishte përfunduar edhe në radarin e klubeve të mëdha europiane, pasi shënoi 39 gola me Borussia Dortmund. Klubi gjerman nuk mund të refuzonte një ofertë të tillë nga Manchester City dhe ka pranuar të ulet në bisedime, duke e lejuar edhe futbollistin të diskutojë me drejtuesit anglezë. Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë përforcimi i dytë për trajnerin e ri të Manchester City, Pep Guardiola, pas Ilkay Gundogan, që firmosi një javë më parë. Dortmund mori 25 milionë euro. Aubameyang dhe Sergio Aguero pritet të luajë së bashku në formacionin e Manchester City dhe duket se ai ka qenë emri i madh që Khaldoon Al Mubarak i premtoi trajnerit Guardiola, në momentin që ky i fundit nuk kishte vendosur ende të ardhmen.