Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

City i tij pranë titullit kampion, Guardiola: Everton nuk na vuri në vështirësi, me Realin nuk do të jetë e lehtë

Shkruar nga NEWSPORT
City i tij pranë titullit kampion, Guardiola: Everton nuk na vuri në

Fitorja ndaj Everton afron akomë më shumë Manchester City me titullin kampion në Premier League. Për ta përforcuar këtë është edhe humbja e Arsenalit nga Brighton dhe tani, ekipit të Guardiolës i mbetet vetëm të mos humbasë ndeshjen e rradhës dhe do të sigurojë matematikisht titullin kampion për herë të dytë rradhazi.

Tekniku spanjoll foli pas ndeshjes ku u shpreh se skuadra e tij nuk u vu në vështirësi asnjëherë nga kundërshtari ndërsa në fund nuk la pa përmendur edhe ndeshjen me Realin ku sipas tij nuk do të jetë e lehtë.

“Ishte një fitore e mirë. Që në minutën e parë ne luajtëm shumë mirë. Ne ishim të duruar. Ndoshta prisnim më shumë presion nga Everton, por ata nuk e bënë atë. Jemi duke marë rezultate pozitive, por ndeshja e radhës ajo ndaj Realit nuk ka për të qenë e lehtë ”-tha Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga