Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Cinizmi i një biznesmeni si presidenti i Federatës së Basketbollit Shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Cinizmi i një biznesmeni si presidenti i Federatës së

Avni Ponari për shumëkënd ishte emocional në rrëfimin e mbrëmshëm për 'Top Story' ku i përlotur rrëfeu se puthi tokën shqiptare kur erdhi i shëruar nga Vjena pas betejës me COVID.

Biznesmeni dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Drejtor i Sigal Uniqa Group Austria, e cilësoi një gabim të pafalshëm qëndrimin e tij në një spital privat në momentin që rezultoi i prekur me COVID.

Por Ponari 'harroi' të thoshte një detaj të rëndësishëm, faktin që kur shkoi në ambientet e spitalit privat, nuk tregoi që ishte i infektuar duke vënë në rrezik edhe jetët e personelit shëndetësor të këtij spitali.

Ka qenë vetë biznesmeni ai i cili ka kërkuar t'i bëhej dy herë skaner teksa nga korrespondenca në e-mail me personelin e spitalit, del që këta të fundit i kanë komunikuar Ponarit se rasti i tij nuk mund të trajtohej aty por në ambientet shtetërore spitalore, aty ku trajtohen të gjithë pacientët e tjerë të prekur nga COVID. Ndryshe nga sa pretendon Ponari i cili thotë se spitali këmbënguli në shtrimin e tij.

"Unë doja të qëndroja i izoluar diku tjetër, larg spitalit, në një shtëpi timen", tha në rrëfimin e tij Ponari i cili pa një, pa dy, rrëmbeu çarterin dhe ia mbathi në Vjenë, ashtu siç bëjnë të gjithë personazhet e pushtetshëm e të krimbur në para.

Biznesmeni nuk e pati aspak problem të bënte pis shëndetësinë në Shqipëri duke hedhur kështu poshtë edhe punën e palodhur prej 7 muajsh tashmë të bluzave të bardha që orë e çast lufojnë e sakrifikojnë jetën e tyre për pacientët.

Mjekët e infermierët janë shpresa dhe familja e vetme e atyre që po luftojnë me COVID 19.

Janë ata tashmë familjarët e vetëm që u qendrojnë pranë teksa vetë mjekët e infermierët kanë lënë në shtëpi familjarët e tyre, një pjesë madje as nuk i kanë parë me sy nga frika e infektimit.

E teksa Ponari u shfaq i abronxuar nga dielli e i relaksuar, qindra mjekë e infermierë nuk e kanë parë as malin e as detin për këtë vit. Veshja e tyre e vetme është ajo e stërmundimshmja që e kemi parë të gjithë dhe që u kullon djersë pas orësh të tëra në trup.

Biznesmeni foli me cinizëm për shëndetësinë shtetërore por "harroi" gjithashtu të tregonte se ishin këta mjekë të cilët ai i baltos sot të cilët i shpëtuan jetën vite më parë kur iu nënshtruar një operacioni delikat në zemër.

Fakti është që Shqipëria me kapacitetet dhe ekonominë që ka, po e menaxhon më së miri këtë situatë të jashtëzakonshme të pandemisë.

Mos harrojmë që Italia fqinje varrosi mijëra jetë njerëzish nga COVID e ndërsa Shqipëria ka më pak viktima dhe se Maqedonia e Veriut.

Nejse të shkuara e të harruara për Avniun...

Por një FALJE a FALEMINDERIT, herët a vonë, ua ka borxh mjekëve! /newsbomb.al

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga