Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea "mbush arkat" nga shitjet, londinezët me buxhet marramendës për merkaton

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea "mbush arkat" nga shitjet, londinezët me buxhet

Ekipi i Chelsea ka mbushur arkat, duke siguruar një shumë marramendëse për merkaton e ardhshme. Londinezët që këtë sezon drejtohen nga një legjendë si Frank Lampard, kanë zhvilluar paraqitje të mira duke ditur kushtet në të cilat ndodhet klubi. Blutë e Londrës u pëzulluan për një sesion merkatoje, shkak i "fair play" financiar nga UEFA. Chelsea nuk mundi të afrojë asnjë lojtar gjatë merkatos së shkuar, por po surprizon me "gjetjet" që kishte në ekip. Talente si Abraham, Tomori apo Mount po surprizojnë për mirë, duke mbajtur "barrën" e ekipit.

Londinezët nuk mundën të afronin lojtarë, por kjo nuk ndikoi në mërkaton dalëse, teksa shitjet e Eden Hazard (Real Madrid) apo sistemimi i Alvaro Morata (Atl. Madrid), kanë mbushur arkat e klubit. Duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në Champions, shuma e siguruar nga ekipi i Lampard është afro 200 milion euro. Siç raportojnë mediat në ishull, menjëherë sapo të marrin dritën jeshile për merkato (pritet janari), drejtuesit do të afrojnë lojtarë të rëndësishëm me shpresën për të qenë protagonistë kryesorë në kampionatin anglez.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga