Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Chelsea klubi i fëmijërisë që kam dashur gjithmonë", rrëfehet Armando Broja: Goli ndaj Bournemouth ishte mundësi fantastike, te Vitesse ia dola me sukses

Shkruar nga NEWSPORT
"Chelsea klubi i fëmijërisë që kam dashur

Armando Broja po kalon një moment fantastik. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas huazimit te Vitesses është rikthyer te Chelsesa teksa ka firmosur kontratën e re edhe për 5 vite të tjera. Broja po stërvitet me skuadrën e parë, ndërsa shënoi gol në miqësoren e luajtur pak ditë më parë ndaj Bournemouth. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi shqiptar ka rrëfyer përgatitjet me Chelsea, kontratën e re, golin e shënuar si dhe huazimin që kishte te Vitesse sezonin e kaluar.

"Kam shumë ndjenja pozitive në këto përgatitje me Chelsea-n. Është klubi im i fëmijërisë, është klubi që kam dashur gjithmonë. Është fantastike që kam nënshkruar për 5 vite të tjera me këtë skuadër. Punojmë shumë në stërvitje, lojtarët janë shumë "të gjallë", trajneri është shumë i mirë.

Është edhe shumë qejf që të gjendesh mes këtyre lojtarëve dhe këtij trajneri, pozitive. Hapi më i mirë në karrierën time ka qenë huazimi te Vitesse. Më maturoi më shumë si njeri dhe lojtar. Këtu flas për gjithçka si për futbollin dhe për faktin se kam jetuar vetëm. Prandaj e mendoi si hapin më pozitiv që kam marrë deri tani dhe ia dola me sukses atje.

Goli ndaj Bournemouth? Ishte një mundësi fantastike që kisha në dorë. Jam shumë falënderues që më besuan. Unë punoj shumë çdo ditë, qëndroj me buzëqeshje dhe luaj në mënyrën time. Kjo është kryesorja që të vazhdosh të punosh. Ishte shumë bukur që arrita të shënoja", u shpreh Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga