Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Goli i tij i dha fitoren Interit, Kristjan Asllani vlerësohet në Itali para gjysmëfinales së Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i tij i dha fitoren Interit, Kristjan Asllani vlerësohet në Itali
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani padiksutim ishte heroi i Interit në sfidën me Veronën. Mesfushori shqiptar shënoi golin vendimtar të takimit të fituar nga zikltërtit.

Asllani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhuruar kështu ekipit të tij 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin. Jo vetëm kaq, pasi 23-vjeçari ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Paraqitja e tij është vlerësuar. “Soffascore” e ka zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 35-të. Gjithashtu është vlerësuar me notën 8, vlerësim ky që vjen vetëm pak orë para gjysmëfinales së Champions League, ku Interi do të presë Barcelonën në “San Siro” për të bërë mes tyre llogaritë për finalen.

Goli i tij i dha fitoren Interit, Kristjan Asllani vlerësohet në Itali
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga