
Cristian Zapata do të largohet nga Milani në fundin e sezonit, raporton Sportmediaset. Nuk ka ndonjë ofertë konkrete për të, por kolumbiani do të kërkojë një tjetër eksperiencë.
Në të njëjtën kohë, Milani rrezikon shumë që të mbetet jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm, që do të thotë se mund të kemi të tjera largime nga kuqezinjtë.
Gjithçka mund të fillojë nga pankina, ku tekniku Gennaro Gattuso nuk e ka më vendin e sigurt tek 7 herë kampionët e Europës, pasi në javët e fundit ka marrë rezultate negative,është eleminuar nga Kupa dhe tashmë rrezikon të mbetet edhe jashtë Championsit.
Poll