
Sot në orën 21:00, do të luhet finalja e madhe e UEFA Champions League në Paris, mes Liverpool dhe Real Madrid. Një përsëritje e finales të katër viteve më parë, ku madrilenët triumfuan me rezultatin 3-1, ndeshje që do të mbahet mend gjatë për dy gafat e pafalshme të portierit gjerman, Loris Karius.
Liverpool është gati për revansh dhe konsiderohet si ekipi favorit për të triumfuar kundër madrilenëve. Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, duket mjaft optimist para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme e të vështirë.
“Qetësia para stuhisë”, shkruan holandezi në profilin e tij në “Twitter”, duke treguar se në kampin e kuq, gjithçka është e qetë dhe janë gati për të dhënë gjithçka më pas në sfidën kundër Realit. Ndërkohë, në kampin madrilen, reagimet publike kanë qenë të pakta e duket se Ancelotti ka “instaluar” qetësinë e tij edhe te lojtarët…
Calm before the storm! pic.twitter.com/r91WbsguoC
— Virgil van Dijk (@VirgilvDijk) May 27, 2022