
Monaco-M. City dhe Atl. Madrid-B. Leverkusen janë dy sfidat e mbrëmjes së sotme që do të përcaktojnë dy çerekfinalistet e fundit për këtë edicion të Champions League.
Në sfidat e para të zhvilluara në "Etihad Stadium" dhe "BayArena" u shënuan në total 14 gola.
Në takimi ne luajtur në Angli mes Manchester Cityt dhe Monaco u realizuan 8 gola, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi me shifrat 5-3.
Në përballjen e zhvilluar në Gjermani mes Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid, spanjollët fituan 4-2.
Në orën 20:45 do të startojnë sfidat e kthimit për dy takimet e fundit të fazës së 1/8-ve të këtij sezoni të Champions League.
Ekipet e kualifikuara për në çerkfinale të Champions League
*Bayern Munchen
*Real Madrid
*Leicester
*Juventus
*Dortmund
*Barcelona