
Futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Prej më shumë se një muaj nuk ka asnjë ndeshje të zhvilluar, duke mos përfshirë Bjellorusië ku vijon normalisht kampionatit.
UEFA ka nisur të mendojë se kur do të luhet garat europiane dhe në datë 23 prill do të ketë sërish një mbledhje me 55 federatat për të vendosur përfundimisht. “Sky Sport”, ka zbuluar skenarët e fundit që po mendohen për Champions League dhe Europa League.
CHAMPIONS LEAGUE – Data e menduar për kthimin e raundit të 1/16, janë 7 dhe 8 gusht dhe më pas skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të duhet të përballen në një turne të vërtetë force me ndeshje çdo tre ditë deri në finale, e planifikuar për në 29 gusht në stadiumin Ataturk në Stamboll. Çerekfinalja duhet të luhet në 11 ose 12 gusht, me ndeshjet e kthimit të planifikuara për 14 ose 15, ndërsa gjysmëfinalja duhet të luhet mes 18-19 dhe 21-22 gusht.
EUROPA LEAGUE – Ndeshjet e para janë vendosur për 2 ose 3 gusht për raundin e 1/16, i cili do të shohë gjithashtu Inter dhe Roma të angazhuar, dhe kthimet e planifikuara për datën 6. Çerekfinalet parasikohe për datat 10 dhe 13 gusht , ndërsa 17 dhe 20 duhet të jenë datat e gjysmëfinales dhe finalja duhet të luhet në datën 27 në Arena në Gdansk, Poloni.