
Për çështjen e Benjamin Mendy ka përfunduar në gjyq edhe tekniku i Manchester City-t, Pep guardiola. Tekniku katalanas është thirrur për të dhënë deklaratën e tij për futbollistin , ku ky i fundit akuzohet për disa përdhunime.
Futbollisti 28-vjeçar është akuzuar si një “grabitqar” që e ktheu në lojë ndjekjen e femrave për të kryer marrëdhënie. Guardiola i tha gjyqtarëve se Mendy është një djal shumë i mirë .
“Është e vështirë të gjesh një person në dhomat e zhveshjes që flet keq për Mendy. Unë i kontrolloj lojtarët e mi kur jemi bashkë në seancat stërvitore. Në jetën e tyre private, nuk e di se çfarë bëjnë ata. Unë nuk i ndjek lojtarët në rrjetet sociale, kështu që nuk e di se çfarë po bëjnë ata jashtë kontrollit tim në seancat stërvitore dhe në ndeshje. Unë nuk jam babai i tij.
Ai është një djalë shumë i mirë, ai gjithmonë është përpjekur të argëtohet dhe të bëjë shaka me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes apo seancat stërvitore”, është shprehur Guardiola për Benjamin Mendy.