“Furtunë” fyerjesh për Arda Turan, i cili përmes një video votoi “po” për referendumin e hapur nga presidenti i Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, i cili kërkon të forcojë pozitat e tij përmes të drejtës ligjore.
Mesfushori i Barcelonës është kritikuar nga organizatat humanitare dhe të të drejtave të njeriut, që dënojnë arrestimet dhe dënimet e rënda të muajve të fundit ndaj opozitës turke.
Në rrjetet sociale gjithashtu, tifozët e Barcelonës kanë kritikuar ashpër Arda Turan, duke iu drejtuar: “Turp të të vijë!”, ndërsa të tjerë kanë kërkuar edhe largimin e tij: “Hiqeni sa më parë nga Barça. Ai fton njerëzit të votojnë një sistem diktatorial”.