Mbrojtësi i krahut të majtë, memaljoti Emiljano Çela tashmë është pjesë e Korabit në Kategorinë Superiore. Ai ka firmosur kontratën 1-vjeçare me dibranët dhe ka dalë në stërvitje. Çela la Laçin për Korabin, por më parë në konakte me 31-vjeçarin ka qenë Partizani.
Burime për "newsport.al" bëjnë me dije se ai ka qenë dëshirë e stafit drejtues të të kuqve për të ardhmen. Madje, në fund ka pasur shkëmbim të shumta mesazhesh deri në momentin që ai firmosi me Korabin. Megjithatë, mbrojtësi zgjodhi që të ishte pranë shokëve të tij, të cilët e kanë shtyrë më tepër për të bërë këtë zgjedhje.
Poll