Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi bëjnë pjesë në rradhët e ekipi turk të Konyaspor i cili do ndeshet ditë e sotme kundër Bate Borisov. Dyshja e Kombëtares Shqiptare janë të gatshëm për sfidën e rradhës ku kundërshtari është i një niveli të lartë. Kujtojmë që disa vite më parë arriti të mposhte gjigandët e Bayern.
Çekiçi regjistron një total prej 35 ndeshjesh me ekipin e Konyaspor ku ka shënuar 6 gola dhe 5 asist. Ndërkohë që Cikalleshi është pjesë prej dy sezonesh me ekipin turk dhe ka një total prej 69 paraqitjesh në kampionat ku ka arritur të gjej rrugën e rrjetës plot 18 hërë dhe 5 asist.
Dyshja e sulmit të Konyaspor ka arritur të ngrej ekipin në këto nivele. Në orën 21:00 pritet të startojë sfida e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.