Polonia e nisi me humbje fazën eliminatore të Euro 2024. Çekia i mposhti 3-1 dhe merr kështu edhe 3 pikët në grupin E, ku ndodhet dhe kombëtarja shqiptare.
Fernando Santos debutoi kështu me humbje ne stolin e polakëëve dhe pas sfidës do të theksonte se skuadra nuk iu përgjigj siç duhet, pork a besim se ndaj kombëtares tonë do të arrijë të marrë rezultat pozitiv.
“Kjo ndeshje është pak e çuditshme. Ekipi dukej shumë i përgatitur dhe i përqendruar. Skuadra e dinte se rivëniet ishin pika e fortë e çekëve. Është e vështirë të reagosh kur pëson kaq shpejt. Përgjegjësia i takon gjithmonë trajnerit. Detyra ime është të ruaj besimin te ekipi.
Ndeshja ndaj Shqipërisë merr rëndësi në një situatë ku humbëm ndeshjen e parë. Ne nuk mund të përgjigjemi me zemërim. Duhet të luajmë më mirë, të jemi të fokusuar. Jam i sigurt se ekipi do të paraqitet më mirë dhe do të marrim 3 pikët në shtëpi.
Do të punojmë patjetër për të kthyer besimin. Ne duhet të analizojmë atë që ndodhi, gjithashtu çfarë ishte e mirë kur kemi arritur të krijojmë raste. Sapo pësuam golin e tretë, ishte e vështirë të kthenim ndeshjen. Kam besim se skuadra do të jetë në gjendje të përgjigjet pozitivisht”, u shpreh trajneri 68-vjeçari.