
Ditën e sotme Alexandër Ceferin u konfirmua president për herë të tretë, pasi nuk kishte asnjë rival garë. Përpara se të merrte këtë mandat, kreu i UEFA-s foli edhe për Superligën, ndërsa e sulmoi ashpër atë.
“Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive.
Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube.
Ceferin u referohet Realit, Barcelonës dhe Juventusit. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje.
Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.