
Ministria e Drejtësisë në Zvicër ka vendosur se nuk ka asnjë bazë ligjore që tre klubet që kanë mbetur pjesë e Superligës së Europës të dënohen. Ky lajm vjen pas ankesave të Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës së po kërcënohen me dënime nga organizmat ndërkombëtare pas idesë së krijimit të një tjetër kompeticioni.
Ka qenë Ministria e Drejtësisë në Zvicër që nuk gjen asnjë bazë ligjore për dënimet, teksa dy organizamat FIFA dhe UEFA janë me seli në vendin helvet. Një prej juristëve të Real Madrid ishte I sigurt për këtë gjë, ndërsa kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin vendoset kështu me "shpatulla pas murit". Ceferin ishte zotuar për të dënuar tre klubet që nuk hoqën dorë nga ideja e Superligës.
Poll