"U largua nga Napoli si një hajdut", kështu e komenton Paolo Cannavaro largimin e sulmuesit argjentinas drejt Juventusit në verën e 2016-ës.
Mbrojtësi i Sassuolo-s, napolitan puro dhe ish-kapiten i skuadrës ku aktualisht aktivizohet edhe Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë për "Corriere della Sera", ku ka folur për rikthimin e Higuain në "San Paolo" në sfidën që Juventusit do të luajë kundër Napolit për kampionat.
"Nuk më pëlqen të gjykoj zgjedhjet e askujt. Por, Higuain duhej të tregohej i pastër dhe t'ua bënte të qartë tifozëve se do të shkonte në Torino.
Këtë gjë nuk e bëri dhe iku si hajdut. Nuk do ta fishkëlleja kurrë nëse do të isha në vendin e tifozëve të Napolit. Përkundrazi duhet ta trajtojnë si një kundërshtar të zakonshëm, sepse atij nuk është se i intereson shumë. Skuadra duhet të jetë e përqendruar vetëm te ndeshja dhe të mposhtë Juventusin", tha Cannavaro.
[caption id="attachment_95924" align="alignnone" width="810"] Paolo Cannavaro, aktualisht luan me skuadren e Sassolo-s ne Seria A[/caption]